Regjistrohet një tërmet në Maqedoninë e Veriut

  • A.P /
  • 01 February 2025 - 12:33
Regjistrohet një tërmet në Maqedoninë e Veriut

Vetëm një orë pas mesnate në Maqedoninë e Veriut janë ndjerë lëkundje të tokës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Rrjetit Sizmologjik Europian, tërmeti është regjistruar në ora 01:10 dhe ka qenë i lartësisë prej 2.5 ballë të shkallës së Rihterit.

Sipas të njëjtit rrjet, thuhet se epiqendra e tërmetit ka qenë 10 kilometra nga Shkupi, në thellësi prej 8 km.

(Kosova Sot Online)