Moti i keq shkakton përmbytje në Siçili

  • A.P /
  • 03 February 2025 - 09:25
Moti i keq shkakton përmbytje në Siçili

Moti i keq ka shkaktuar përmbytje në Siçili. Ekipet e zjarrfikëses kanë kryer mbi 100 operacione për të shpëtuar qytetarët e bllokuar në banesat e tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytjeve në shumë zona, duke marrë para edhe automjetet e parkuara të cilët u fshinë nga uji i vrullshëm.

Moti i keq goditi edhe Kalabrinë, në pjesën jugore, ku kryetari i bashkisë së Catanzaro, Nicola Fiorita, i bëri thirrje qytetarëve që të shmangnin daljen nga shtëpia.

(Kosova Sot Online)