Hamza: Pensionet i rrisim 70% derisa pagat 50%

  • A.P /
  • 04 February 2025 - 10:04
Hamza: Pensionet i rrisim 70% derisa pagat 50%

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka nisur ditën me një video, ku radhit përkrahjen 70%, 50% dhe 30% në kuadër të programit të tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hamza u ka kërkuar qytetarëve që të votojnë për Kosovën që mundet ma mirë, sepse e ka ekipin dhe programin më të mirë.

“Më 9 shkurt, votoni për Kosovën që mundet ma mirë, sepse e kemi ekipin dhe programin më të mirë. Pensionet bazike do të rriten për 70%, pagat për 50% dhe do të ofrojmë grante deri në 30% të vlerës së investimit për bizneset”.

“Tatimet do t’i ulim dhe do të sigurojmë që bizneset të ofrojnë kushte më të mira të punës edhe për punëtorët. #MaMirë  #PDK131”, ka shkruar Hamza.

(Kosova Sot Online)