Një autobus me targa nga Kosova është aksidentuar në Koraci

  • A.P /
  • 06 February 2025 - 09:14
Një autobus me targa nga Kosova është aksidentuar në Koraci

Një autobus me targa nga Kosova është aksidentuar në Koraci, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç raporton Jutarnji List, autobusi i kompanisë nga Kosova “Harea Travel” ka dalë jashtë rrugës në autostradën afër Donja Zajencinës të mërkurën në mbrëmje.

Siç raportohet, autobusi doli jashtë rrugës pasi shoferi humbi kontrollin e timonit.

Në autobus ishin 26 pasagjerë dhe dy shoferë. Dy prej tyre pësuan lëndime të lehta.

Policia e Zagrebit thotë se aksidenti ka ndodhur rreth mesnatës.

(Kosova Sot Online)