Shala: Pres fitoren e LDK-së, më 9 shkurt

  • A.P /
  • 06 February 2025 - 10:25
Shala: Pres fitoren e LDK-së, më 9 shkurt

Kandidati për deputet i LDK-së, Kujtim Shala, ka thënë se gara zgjedhore është e vështirë dhe do të jetë e ngushtë në rezultate, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Por, ka shtuar se në fund pret fitore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas Shalës, LDK-ja do të arrijë rezultat më të mirë sesa në vitin 2019, kur fituan mbi 200 mijë vota.

“Siç e thash në fillim është një garë shumë e vështirë, pres një rezultat të ngushtë dhe fitore të LDK-së. Sa i përket rritjes LDK-ja do të marrë shumë më shumë vota sesa në vitin 2019”, ka thënë Shala. 

(Kosova Sot Online)