Arrestohen katër turq në aeroportin e Prishtinës

  • A.P /
  • 06 February 2025 - 10:34
Arrestohen katër turq në aeroportin e Prishtinës

Në katër raste të ndara janë arrestuar katër shtetas të Turqisë, të cilët dyshohet se kanë prezantuar leje qëndrimi të falsifikuara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ata janë dërguar në mbajtje.

“FALSIFIKIM I DOKUMENTIT- Aeroporti i Prishtinës 05.02.2025-15:48. Në katër raste të ndara me datën, lokacionin dhe kohën e lartcekur janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë pasi që në kontroll të dokumenteve kanë prezantuar leje qëndrimi që dyshohet të jenë të falsifikuara. Lidhur me rastet dokumentet e dyshuara janë konfiskuar ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)