Mbi 94% e votave të numëruara në Prishtinë: VV e para me 46.80%

  • A.P /
  • 10 February 2025 - 08:06
Mbi 94% e votave të numëruara në Prishtinë: VV e para me 46.80%

Nga të dhënat e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje po prin bindshëm në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga 94.19% e votave të numëruara në kryeqytet, apo nga 243 kuti të numëruara nga gjithsej 258 kuti, Vetëvendosje renditet e para me 46.80%, e dyta LDK me 25.54%, PDK e treta me 18.43%.

Ajo që mund të konsiderohet befasi, Koalicioni për Familjen renditet e katërta me 4.23%, para AAK-së, që renditet e pesta me 3.31%


(Kosova Sot Online)