
Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe

Sipas numërimit të votave nga Demokracia në Veprim, partia e Nenad Rashiqit ka arritur të sigurojë 0.6 për qind të votave në nivel vendi dhe kjo i mjafton që të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Komuniteti serb i ka të rezervuara 10 ulëse në Kuvend.
Deri tash, Lista Serbe vazhdimisht i ka pasur të 10 ulëset e rezervuara.
(Kosova Sot Online)