
Vetëvendosje e deklason LDK-në edhe në Gjilan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar të dhënat e fundit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas këtyre të dhënave, në qytetin e Gjilanit janë numëruar 78,29 për qind e vendvotimeve, ose 101 nga gjithsej 129.
Këto të dhëna tregojnë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e Lutfi Hazirit në këtë komunë ka marrë goditje të madhe nga Lëvizja Vetëvendosje.
Vetëvendosja në Gjilan deri më tani ka mbledhur gjithsej 18 mijë e 813 vota, ose 51,54 për qind.
E dyta është LDK-ja me 7 mijë e 933 vota, ose 21,73 për qind.
Në Gjilan në vend të tretë deri më tani është Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila ka 17,06 për qind, ose 6 mijë e 229 vota.
(Kosova Sot Online)