Britania ndali dëbimin e shqiptarit për një arsye

  • A.P /
  • 11 February 2025 - 09:47
Britania ndali dëbimin e shqiptarit për një arsye

Dëbimi i një shqiptari nga Britania e Madhe është ndalur pjesërisht për shkak të shijes së keqe të djalit të tij për “nugetsave” të pulës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Klevis Disha, 39-vjeçar, kishte hyrë në Britani ilegalisht si i mitur i pashoqëruar. Më vonë ka ofruar një emër të rrejshëm dhe ka pohuar se ka lidhur në ish-Jugosllavi.

Atij i është hequr shtetësia britanike në vitin 2021 pasi vuajti dy vjet burgim kur është kapur me 300 mijë funte që dyshohet se i kishte fituar nëpërmjet krimit.

Mirëpo tribunali i migracionit ka thënë se do të ishte shumë e ashpër për djalin e tij 10-vjeçar që të kthehej në Shqipëri bashkë me babanë për shkak të ndjeshmërisë së tij në ushqim.

Arsyeja kryesore ishte se djali kishte shije të keqe për nugesat që shiten jashtë Britanisë së Madhe.

Ai nuk ka asnjë diagnozë.


(Kosova Sot Online)