
Shqiptohen mbi 2100 gjoba e arrestohen 17 persona

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj të përditshëm ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit, janë shqiptuar mbi 2100 gjoba trafiku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Nga PK-ja bëhet e ditur edhe se gjatë kësaj kohe janë arrestuar 17 persona, nga të cilët 11 janë dërguar në mbajtje.
Po ashtu është njoftuar edhe se janë raportuar 27 aksidente me dëme materiale, dhe 13 me të lënduar.
(Kosova Sot Online)