Çmimet e prodhimeve bujqësore u rriten rreth 50 për qind

  • A.P /
  • 14 February 2025 - 13:06
Çmimet e prodhimeve bujqësore u rriten rreth 50 për qind

Në vitin 2024, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore kishte rritje për 46,9 për qind, krahasuar me vitin 2020. Ndërkaq, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale kishte rritje për 46,5 për qind në vitin 2024, krahasuar me vitin 2020. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në publikimin e saj bënë të ditur se indeksi vjetor i përgjithshëm i çmimeve të prodhimeve bujqësore kishte rritje për 46,8 për qind në vitin 2024, krahasuar me vitin 2020, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Më tej në raport thuhet se në vitin 2024, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore kishte rënie për 4,6 për qind, krahasuar me vitin 2023. Ndërkaq, indeksi i çmimeve prodhimeve blegtorale kishte rritje për 5,7 për qind në vitin 2024, krahasuar me vitin 2023.

Indeksi i përgjithshëm i çmimeve të prodhimeve bujqësore kishte rënie për 0,9 për qind në vitin 2024, krahasuar me vitin 2023.

“Në vitin 2024, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore kishte rritje për 46,9%, krahasuar me vitin 2020. Ndërkaq, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale kishte rritje për 46,5% në vitin 2024, krahasuar me vitin 2020. Kurse, indeksi vjetor i përgjithshëm i çmimeve të prodhimeve bujqësore kishte rritje për 46,8% në vitin 2024, krahasuar me vitin 2020”, thuhet në raportin e ASK-së.

(Kosova Sot Online)