Policia jep detaje për zjarrin në Brezovicë

  • A.P /
  • 15 February 2025 - 11:32
Policia jep detaje për zjarrin në Brezovicë

Një hotel në Brezovicë është përfshirë nga zjarri sot paradite. Nga ky incident nuk ka mbetur i lënduar askush, por ka dëme të konsiderueshme materiale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot rreth orës 10:15 kemi pranuar një informatë për një zjarr ku është përfshirë një restorant/hotel në Brezovicë. Ekipet e zjarrfikësve dhe policia kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit po punojnë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin, ndërsa policia po bën sigurimin e zonës përreth. Aktualisht, nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme”, tha ai.

Ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

“Për çdo informacion shtesë, do të bëjmë njoftime në vijim”.


(Kosova Sot Online)