Musar ka ritheksuar mbështetjen e Sllovenisë ndaj Kosovës

  • A.P /
  • 18 February 2025 - 11:10
Musar ka ritheksuar mbështetjen e Sllovenisë ndaj Kosovës

Presidentja sllovene Nataša Pirc Musar uron Presidenten Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar një mesazh urimi nga presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e saj, Pirc Musar “ka shprehur urimet më të përzemërta për presidenten Osmani dhe qytetarët e Kosovës, duke theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të Sllovenisë për ta mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj për përparim dhe zhvillim të gjithanshëm”, njoftoi Presidenca.

Ajo ka ritheksuar mbështetjen e Sllovenisë për reformat dhe angazhimet ndërkombëtare të Kosovës, si dhe për integrimin e saj në strukturat euroatlantike.

Presidentja Pirc Musar ka nënvizuar rëndësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor për zhvillimin e të gjithë rajonit dhe ka shprehur gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve në kuadër të Procesit Brdo-Brijuni dhe nismave të tjera ndërkombëtare.

(Kosova Sot Online)