
Lokaj nuk pendohet që e quajti Albin Kurtin 'hajvan'

Komentatori i sportit, Andin Lokaj shpërtheu në fyerje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, përpara fillimit të ndeshjes Juventus – Inter të cilën po bëhej gati ta komentonte, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Me të shfaqur skenat nga stadiumi “Allianz” në ekran, Lokaj harroi sportin për një moment, për të goditur Kurtin, duke quajtur atë si “hajvani më i madh në histori të njerëzimit”.
Këto deklarata bënë që komentatori të largohet nga komentimi pas pjesës së parë, dhe të zëvendësohej me Arbon Flugaj, i cili vazhdoi komentimin në 45-minutëshin e dytë.
E komentatori Andin Lokaj duket se nuk ka shprehur ndonjë pendesë lidhur me ato deklarata, pasi sipas tij këtë ai e kishte planifikuar.
Ai tha se ka pasur synim ta jap në komentimet e tij menjëherë pas zgjedhjeve, por theksoi se deshi ta ruajë si “dhuratë për pavarësinë e Kosovës”.
“Dua ta sqaroj opinionin se ajo qe ka ndodhur mbrëmë e kam pasur të planifikuar menjëherë pas zgjedhjeve, por e lash dhuratë për ditën tonë të shenjtë të Pavarësisë”, ka thënë Lokaj.
(Kosova Sot Online)