
Ramabaja i kënaqur me deklaratat e Fatmir Limajt, e quan idealist

Sadri Ramabaja, ka zgjedhur fjalët më të mira për Fatmir Limajn, pasi ky i fundit ka shtrirë dorën e bashkëpunimit rreth krijimit të Qeverisë së re edhe për Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ramabaja e ka cilësuar Limajn si një idealist e largavjtës, ndërkohë pozicionimin politik pro bashkëpunimit me VV-në si një qëndrim të maturuar.
“Krijimi i përshpejtuar i Qeverisë Kurti III, natyrisht falë edhe pozicionimit të maturuar politik, largvajtës e tejet të urtë të idealistëve si Fatmir Limaj, na e krijon mundësinë reale që të përballemi me kohë me kolonën e pestë”, ka shkruar Ramabaja.
“Duhet ta rikujtoj faktin se Kolona e pestë ka kohë që ka punuar për krijimin e kaosit politik. Aktakuza e ngritur ndaj dy spiunëve që punonin në logari të Serbisë, është vetëm maja e Ajzbergut. Forcimi dhe selitja e marrëdhënieve, sidomos në rrafshin e sigurisë e mbrojtjes, me aleatët tanë perendimor [tok me bërthamën e shteteve që po vihen në dipozicion të mbrojtjes së Ukrainës, rrjedhimisht edhe të Ballkanit], do t’i hapë rrugë shndërrimit të Republikës në një kështjellë që do të vihet në funksion të mbrojtjes së interesave të Kombit”, ka shtuar tutje ai.
(Kosova Sot Online)