Gjini flet pas deklaratës së Fatmir Limajt

  • A.P /
  • 22 February 2025 - 13:01
Gjini flet pas deklaratës së Fatmir Limajt

Nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka thënë se zyrtarë të kësaj partie janë takuar sot me zyrtarë të Nismës Socialdemokrate, ku sipas tij, u është thënë se nuk ka ndryshim pozicioni, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo deklaratë e tij vjen pas fjalëve të Fatmir Limajt së Nismës, i cili nuk përjashtoi një koalicion me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.

Gjini ka deklaruar se deklarata të tilla shkaktojnë konfuzion, mirëpo sipas tij, nuk kanë ndryshuar pozicion dhe janë ende bashkë.

“Sot zyrtarë të AAK-së kanë pasë takime me zyrtarë të Nismës, sipas të gjithave gjasave, nuk ka ndryshim thelbësor të pozicionit, mirëpo ato që kanë dalë ne më media…jo unë, por zyrtarë, për të qartësuar pozicionet. Sipas asaj që më është interpretu mu, nuk ka ndryshim pozicioni, do të jemi bashkë, mirëpo deklarata të tilla shkaktojnë konfuzion”, u shpreh ai në Rubikon.

Ndryshe, Limaj të enjten tha:

Kush t’më fton në tavolinë, unë shkoj ulna – për tema nacionale. Çka po të vynë një qeveri jo funksionale, kurrë. Nuk hy në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtojë që ulem”.


(Kosova Sot Online)