
Humb jetën një 19-vjeçar shqiptar në Greqi

Një 19-vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë në Santorini, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas Cyclades24.gr, i riu vdiq pasi u zu nga shembja e një çatie, derisa ishte në punë ndërtimore.
Mediat atje raportojnë se policia ka arrestuar pronarin e objektit si dhe përgjegjësin e punimeve.
(Kosova Sot Online)