
Përplasen dy autobusë në Saarbrücken të Gjermanisë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Saarbrücken të Gjermanisë, mëngjesin e së hënës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas informacioneve të disponueshme deri më tani, dy autobusë janë përplasur “kokë më kokë” në hyrje të Saarbasar, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas policisë, 25 persona kanë mbetur të lënduar, mes të cilëve edhe një grup fëmijësh.
Nuk ka ende të dhëna për shkallën e lëndimeve ndërkohë që disa nga të prekurit janë ende duke u trajtuar në spital.
Gjithsej në të dy autobusët ndodheshin rreth 40 persona.
Shërbimet e urgjencës kanë qenë në vendin e aksidentit në një numër të madh.
Ndërkohë në aksion kanë qenë rreth 20 autoambulanca, 15 mjete policie dhe helikopteri i shpëtimit.
(Kosova Sot Online)