Njihuni me parashikimin e motit për të martën

  • A.P /
  • 25 February 2025 - 07:24
Njihuni me parashikimin e motit për të martën

Për të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta në orët e mëngjesit, të cilat gjatë ditës pritet të tërhiqen pjesërisht, ndërsa lokalisht nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara shiu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi prej 10-26 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 13°C. 

(Kosova Sot Online)