
Rrëzohet një punëtor, arrestohet pronari i objektit

Një burrë në Lipjan është rrëzuar nga ndërtesa në të cilën ishte duke punuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Policia njofotn se viktima është dërguar për ndihmë mjekësore, ndërsa pronari i objektit është dërguar në mbajtje.
“ASGJËSIM APO DËMTIM, HEQJA E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS – Lipjan 25.02.2025-07:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës ishte rrëzuar nga një ndërtesë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe inspektorët e punës. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa pronari i objektit i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
(Kosova Sot Online)