
Kremlini thotë se nuk ka plane për një bisedë telefonike mes Trumpit e Putinit

Kremlini tha të mërkurën se bisedimet në nivel ekspertësh midis SHBA-së dhe Rusisë ishin duke u përgatitur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në konferencën e tij të përditshme për media, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se nuk kishte plane aktuale që presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, të flisnin drejtpërdrejt në telefon, shkruan The Guardian.
Kremlini tha se nuk pranoi të komentojë mbi ndonjë aspekt të një marrëveshjeje të propozuar SHBA-Ukrainë që lejon SHBA-në të nxjerrë minerale të rralla nga Ukraina në vend të pagesës për mbështetje ushtarake derisa të kishte deklarata zyrtare.
Presidenti i Rusisë të hënën në mbrëmje ofroi shitjen e mineraleve ruse për kompanitë amerikane, duke përfshirë minerale nga zonat e pushtuara nga Rusia në Ukrainë.
Peskov tha gjithashtu se nuk ishte zhvilluar asnjë diskutim me Kinën për mundësinë e vendosjes së trupave kineze në një rol paqeruajtës në Ukrainë në rast të ndonjë marrëveshjeje.
(Kosova Sot Online)