Zelensky: Ende s’ka garanci sigurie nga SHBA

  • A.P /
  • 26 February 2025 - 15:11
Zelensky: Ende s’ka garanci sigurie nga SHBA

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se shpreson që një marrëveshje fillestare për mineralet me SHBA-në “do të çojë në marrëveshje të mëtejshme”, por konfirmoi se ende nuk është rënë dakord për një garanci amerikane të sigurisë. Marrëveshja u referua më shumë si një “kornizë”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai i referohet një fondi në pronësi të përbashkët ku do të kontribuoheshin 50% e të ardhurave të burimeve natyrore të Ukrainës, por shton se ishte “shumë herët për të folur për para”.

“Doja të kisha një fjali për garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe është e rëndësishme që ajo të jetë aty”, shton ai, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Mbi kërkesat e mëparshme të Donald Trump që Ukraina të paguajë miliarda dollarët e ndihmës ushtarake që SHBA-ja kishte dhënë deri më sot, Zelensky tha se marrëveshja nuk do ta gjej Ukrainën duke paguar as “10 centë”.

Udhëheqësi i Ukrainës thotë se nëse ai viziton Shtëpinë e Bardhë të premten, ai do të jetë “shumë i drejtpërdrejtë” duke pyetur nëse Amerika do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën apo jo.

BBC e pyeti Zelenskyn nëse ai do të largohej nga marrëveshja nëse Trump nuk ofronte garancitë e sigurisë që donte, për të cilën ai u përgjigj: “Dua të gjej një rrugë për në NATO-s apo diçka të ngjashme”, duke shtuar: “nëse nuk marrim garanci sigurie, nuk do të kemi një armëpushim, asgjë nuk do të funksionojë, asgjë”.

(Kosova Sot Online)