Mandl: Kosova nuk do të zhduket

  • A.P /
  • 27 February 2025 - 11:36
Mandl: Kosova nuk do të zhduket

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, i është bashkuar reagimit të kongresistit amerikan, Ritchie Torres, ndaj një deklarate kundër shtetit të Kosovës të Kingsley Wilson, e cila nën Adminsitratën Trump mori postin zëvendëssekretare e Shtypit në Departamentin e Mbrojtjes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ëilson në një postim në X të vitit 2023 kishte shkruar kundër shtetit të Kosovës, duke përdorur sloganin e Trumpit në fushatë.

“Bëje Kosovën Serbi sërish”, ishte postimi i saj.

“Unë përgëzoj dhe vlerësoj qëndrimin e qartë të kongresistit Ritchie Torres  në anën tjetër të Atlantikut. Shteti më i ri i Europës, që ka origjinën në një popullsi të lashtë të vjetër dhe një kushtetutë moderne që është shembull për bashkëjetesën paqësore të etnive dhe feve, nuk do të zhduket”, ka shkruar Mandl.

Më herët, Torres kishte shkruar se Wilson “turpësisht po përpiqet ta delegjitimojë Kosovën, e cila ka qenë aleati më i madh amerikan në Ballkanin Perëndimor”.

(Kosova Sot Online)