Ja kur pritet të përfundojë numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike

  • A.P /
  • 27 February 2025 - 16:12
Ja kur pritet të përfundojë numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike

Nga KQZ i kanë thënë që numërimi i votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike pritet të përfundojë sot, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pasi të përfundojë numërimi i këtyre votave, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave me postë.

“Aktualisht janë duke u numëruar votat nga votimi në përfaqësitë diplomatike, në ndërrimin e pasdites do të mbesin 11 vendvotime të cilat pritet të përfundojnë sonte. Rezultatet nga numërimi i sotëm së shpejti do të shfaqen në platformën elektronike. Pas tyre do të fillojmë me numërimin e votave të mërgatës që kanë votuar nëpërmjet postës”, kanë thënë nga KQZ.

Numri i votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike është 15 mijë e 352.

Ndërkaq sa i përket votave me postë, sipas të dhënave të KQZ’së janë rreth 69 mijë pako me fletëvotime, por janë aprovuar 62 mijë e 990 sosh.

Vota me kusht janë 12 mijë e 801, ndërsa numri i votave të personave me nevoja të veçanta është 2,597. 

(Kosova Sot Online)