Votat në përfaqësitë diplomatike, Kurti prin me 9577 sosh

  • A.P /
  • 28 February 2025 - 11:20
Votat në përfaqësitë diplomatike, Kurti prin me 9577 sosh

93.02% e votave të përfaqësive diplomatike janë numëruar deri sot në mëngjes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Deri më tani kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë 9577 vota.

Kurti pasohet nga ai i PDK-së, Bedri Hamza, i cili nga këto vota mori 897.

Kandidati i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka 871 vota, ndërsa kandidati i koalicionit AAK-Nisma ka 199 vota.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve tashmë është duke u bërë numërimi i vendvotimeve të fundit nga votimi në përfaqësi diplomatike, ndërsa ka filluar numërimi i fletëvotimeve nga votimi përmes postës, sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi.

(Kosova Sot Online)