
Çeku: Rryma do të shtrenjtohet deri 15 %

Ish-ministri i Energjisë, Ethem Çeku, konsideron se çmimi i energjisë elektrike do të rritet deri në 15 për qind dhe se s’mund t’i iket shtrenjtimit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Debati për rritje të mundshme të rrymës ka filluar pasi tri kompanitë energjetike në Kosovë, KEDS, KESCO dhe KOSTT, kanë kërkuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji ngritjen e çmimit të tarifave të energjisë elektrike për shkak të importit të energjisë elektrike.
(Kosova Sot Online)