Viktor Orban në mbështetje të Trump

  • A.P /
  • 01 March 2025 - 15:19
Viktor Orban në mbështetje të Trump

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, reagoi në mbështetje të presidentit të SHBA, Donald Trump, pas përplasjes së këtij të fundit me Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Orban theksoi se “njerëzit e fortë bëjnë paqen” ndërsa falënderoi Trumpin për qëndrimin e tij.

“Njerëzit e fortë bëjnë paqen, njerëzit e dobët bëjnë luftën. Sot, presidenti Donald Trump qëndroi me guxim për paqen, edhe sikur të ishte e vështirë për shumë të tjerë ta pranonin. Faleminderit, zoti President!”, shkroi Orban.

(Kosova Sot Online)