Ky është parashikimi i motit për të hënën

  • A.P /
  • 03 March 2025 - 06:58
Ky është parashikimi i motit për të hënën

Për të hënën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë pasditës pritet vranësirat të tërhiqen, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Era do të fryjë nga verilindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 46 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 10°C. 


(Kosova Sot Online)