
PZAP do të zbarkojë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa do të zbarkojë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve,, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Zyrtarë të PZAP-it do të shkojnë në QNR në orën 11 të ditës së sotme pasi që Lëvizja Vetëvendosje është ankuar në këtë institucion për disa fletëvotime që janë shpallur të pavlefshme.
Vetëvendosje po kërkon që të llogariten si të vlefshme disa fletëvotime që janë printuar në mënyrë të gabuar dhe nuk përmbajnë të gjitha subjektet e certifikuara nga KQZ.
(Kosova Sot Online)