LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

  • A.P /
  • 03 March 2025 - 15:50
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi është përplasur me një vëzhgues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rasti ndodhi në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Siç raportohet, shkak u bë një votë, e cila sipas LDK-së është e pavlefshme.

“Hajde ec tash”, “Psikopat”, janë fjalët që janë dëgjuar, raporton KP.

Ndryshe, ende po vazhdon numërimi i fletëvotimeve që kanë ardhur nga diaspora. 

(Kosova Sot Online)