Një tërmet godet Meksikën

  • A.P /
  • 05 March 2025 - 12:40
Një tërmet godet Meksikën

Një tërmet me magnitudë 5.6 Rihter është regjistruar në rajonin e Oaxaca në Meksikë, sipas informacionit të shpërndarë nga Instituti Gjeofizik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky tërmet ka shkaktuar panik te banorët e zonës, ndërsa nuk ka ende raporte të plota mbi dëmet apo viktimat.

Oaxaca është një nga rajonet më të ndjeshme ndaj tërmeteve në Meksikë, për shkak të vendndodhjes së tij në një zonë aktive sizmike.

Autoritetet lokale dhe kombëtare janë në gatishmëri për të vlerësuar situatën dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme, nëse do të ketë pasojë dëmtimesh.

(Kosova Sot Online)