
Theret me thikë një i mitur në Podujevë

Një i mitur është therur me thikë nga dy të tjerë në shkollën “Fan S Noli” në Podujevë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas policisë, tre të dyshuar të mitur pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar një tjetër, i cili ka pësuar lëndime nga mjeti i mprehtë dhe është dërguar në QKUK.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje.
(Kosova Sot Online)