
Unikkatili arrin nga Amerika për varrimin e vëllait

Sot i jepet lamtumira e fundit, Mentor Palokat, 42-vjeçarit i cili u gjet i vdekur mbrëmjen e së dielës në një banesë në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai do të varroset në varrezat e fshatit Gurrakoc të Istogut. Për ceremoninë ka arritur edhe vëllai i të ndjerit, reperi i njohur Unikkatili.
Tek varrezat po qëndron edhe policia e Kosovës.
(Kosova Sot Online)