
Tentim vrasje në Prishtinë

Një burrë ka raportuar në polici se dy të dyshuar kanë tentuar ta sulmojnë fizikisht, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas policisë, njëri dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së ankuesit
Rasti raportohet të ketë ndodhur në Prishtina, të enjten pasdite.
”Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë tentuar ta sulmojnë fizikisht, ku njëri nga të dyshuarit ka shtënë edhe me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
(Kosova Sot Online)