Kurti pyetet për konsultime me partitë për koalicion

  • A.P /
  • 07 March 2025 - 12:28
Kurti pyetet për konsultime me partitë për koalicion

Kryeministri i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është pyetur sot rreth nisjes së bisedimeve me partitë politike për formimin e Qeverisë së re, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Megjithatë Kurti në ecje e sipër është përgjigjur duke thënë se paraprakisht do të duhet të pritet për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Njiher certifikimi i rezultateve”, ka thënë Kurti shkurtimisht.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë parti e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit me 40 % të votave dhe për krijimin e Qeverisë së re do t’i duhet bashkëpunim me ndonjë prej partive opozitare. Deri tani, vetëm kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka folur hapur për gatishmërinë e tij për bashkëpunim me Kurtin.


(Kosova Sot Online)