Bylbyl Sokoli arrin të bëhet deputet

  • A.P /
  • 07 March 2025 - 14:02
Bylbyl Sokoli arrin të bëhet deputet

Trajneri i njohur i futbollit, Bylbyl Sokoli, ka bërë një hap të ri në karrierën e tij, duke u angazhuar në politikë. Ai ka arritur të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky vendim i tij ka rezultuar të jetë i suksesshëm, duke u mbështetur nga qytetarët e Kosovës dhe bashkëatdhetarët që jetojnë në diasporë.

Në një mesazh falënderimi drejtuar qytetarëve, Sokoli shprehu mirënjohjen e tij për besimin dhe mbështetjen që ka marrë gjatë fushatës zgjedhore.

Ai theksoi se çdo kontribut i qytetarëve ka qenë i rëndësishëm dhe ka ndihmuar në një moment kyç për të ardhmen e vendit.

(Kosova Sot Online)