Kearns mirëpret reagimin e sekretarit Rubio ndaj Dodikut

  • A.P /
  • 08 March 2025 - 15:25
Kearns mirëpret reagimin e sekretarit Rubio ndaj Dodikut

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka mirëpritur qëndrimin e fundit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, lidhur me veprimet e fundit destabilizuese të Millard Dodik në Bosnje e Hercegovinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kearns ka thënë se derisa vjen ky reagim nga Sekretari amerikan, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është e heshtur pavarësisht përgjegjësive në Këshillin për Implementimin e Paqes.

“E mirëpres shumë këtë deklaratë nga Sekretari Ruio.Heshtje nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, pavarësisht përgjegjësive tona në Këshillin për Zbatimin e Paqes”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)