Sulmet kibernetike kundër Kosovës, të përfshirë janë edhe hakerët pro-rusë

  • A.P /
  • 08 March 2025 - 17:18
Sulmet kibernetike kundër Kosovës, të përfshirë janë edhe hakerët pro-rusë

Sulmet kibernetike kundër Kosovës, dyshohet se të përfshirë janë edhe hakerët pro-rusë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Viteve të fundit Kosova ka shënuar qindra raste të sulmeve kibernetike ndaj ueb-faqeve të institucioneve publike të saj. Disa prej sulmeve dyshohet se u bënë nga grupe hakerësh prorusë.

Një sulm i tillë u tha se ndodhi së fundi ndaj ueb-faqes së KQZ-së natën e 9 shkurtit, kur në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare. Por, askush nuk dha detaje më shumë, as KQZ-ja, as Ministria e Brendshme e as Prokuroria e Shtetit.

(Kosova Sot Online)