
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë pranveror, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”
Mëngjesi do të jetë i ftohtë me temperatura nga -1 deri në 2 gradë Celsius, kurse dita me diell dhe erëra jugperëndimore.
Temperaturat maksimale parashihen deri në 20 apo 21 gradë Celsius.
Nga e marta ndryshim i motit për shumë rajone kur priten më shumë vranësira e rrebeshe lokale shiu sidomos në Shqipëri dhe Mal të Zi. Përpos intervaleve kohore me diell reshje dhe rrebeshe të lokalizuara priten edhe në Kosovë, por mund të ndodhë që reshjet të mos përfshijnë tërë territorin e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, pra kemi të bëjmë me rrebeshe të karakterit lokal. Temperaturat pa ndonjë ndryshim, ndërkohë që rrymimet ajrore nga jugu vazhdojnë të fuqizohen.
(Kosova Sot Online)