18 vjet nga mbarimi i bisedimeve për statusin e Kosovës

  • A.P /
  • 10 March 2025 - 08:31
18 vjet nga mbarimi i bisedimeve për statusin e Kosovës

Në Vjenë të Austrisë, më 10 mars 2007, mbaruan bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve pa marrëveshje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të pranishëm ishin krerët e Kosovës Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha dhe të tjerë, si dhe të dërguarit e Serbisë Boris Tadic, Vojislav Kostunica dhe të tjerë, si dhe i dërguari i OKB-së për statusin, Martti Ahtisaari.

Ahtisaari shprehu keqardhje që nuk është arritur asnjë marrëveshje. Ai gjithashtu njoftoi se dokumenti përfundimtar për statusin e Kosovës do t’i dërgohej Këshillit të Sigurimit të OKB-së në fund të këtij muaji.

Albert Rohan, bashkëpunëtor i Martti Ahtisaarit, i dorëzon OKB-së propozimin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës, më 15 mars 2007. Plani direkt propozon pavarësi për Kosovën.

(Kosova Sot Online)