Nisin punimet për transformimin e sheshit 'Xhorxh Bush’ në Prishtinë

  • A.P /
  • 10 March 2025 - 09:13
Nisin punimet për transformimin e sheshit 'Xhorxh Bush’ në Prishtinë

Sot nisin punimet për transformimin e sheshit ‘Xhorxh Bush’ në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar punimet do të fillojnë nga ora 09:00, në një ceremoni në të cilën do të marrin pjesë kryetari i komunës Përparim Rama dhe drejtorë të tjerë komunalë.

Konsorciumi fitues i kontratës përbëhet nga kompani shqiptare dhe kosovare.

Tenderin 18 milionë eurosh për këtë projekt e kanë fituar kompanitë Salillari, Gjini Construction dhe Hidroterm.

Sipas të dhënave në dosjen e tenderit, afati për pëfundim të punimeve për këtë projekt është minimum 360 ditë apo maksimum deri në 540 ditë.


(Kosova Sot Online)