
Sot pritet të anulohen fluturimet nga Kosova për në Gjermani

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se sot pritet të anulohen fluturimet në aeroportet gjermane për shkak të grevës së punonjësve të aeroporteve të Gjermanisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Ju njoftojmë, se për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet e Gjermanisë, gjatë ditës së sotme, pritet të anulohen fluturimet në aeroportet gjermane, aty ku kemi linja direkte.”
(Kosova Sot Online)