Sot në Kosovë do të kemi ndryshim të motit

  • A.P /
  • 11 March 2025 - 07:20
Sot në Kosovë do të kemi ndryshim të motit

Sot në Kosovë do të kemi ndryshim të motit ku përpos intervaleve kohore me diell, parashihen edhe vranësira dhe riga ose rrebeshe lokale shiu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rrebeshet do të jenë të karakterit lokal.

Temperaturat do të pësojnë ulje të lehta, për shkak të vranësirave dhe rrebesheve lokale të shiut, por mbetet ngrohtë për këtë periudhë kohore me rrymime të fuqishme ajrore nga jugu dhe jugperëndimi.


(Kosova Sot Online)