Erion Veliaj kërkon lirimin nga qelia

  • A.P /
  • 11 March 2025 - 09:00
Erion Veliaj kërkon lirimin nga qelia

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kërkon sot lirimin nga qelia në Apelin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO), transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 Seanca për shqyrtimin e ankimit të kryebashkiakut të Tiranës për masën e sigurisë “Arrest me burg”, dhënë nga GJKKO dhe gjyqtari Erjon Bani do të mbahet sot në orën 10:00

Veliaj kërkon zbutjen e masës së sigurisë, duke e konsideruar të paligjshme arrestin në burg pasi pretendon se nuk ka shanse që ai të prishë provat, të intimidojë dëshmitarët apo të largohet jashtë vendit, pasi ka dhënë prova që është larguar jashtë vendit dhe është rikthyer pavarësisht faktit që ishte nën hetim.


(Kosova Sot Online)