Mark Rutte, arrin në Presidencë, pritet nga Osmani

  • A.P /
  • 11 March 2025 - 14:17
Mark Rutte, arrin në Presidencë, pritet nga Osmani

Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, ka arritur në presidencën e Kosovës ku është pritur nga shefja e shtetit, Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas takimit, Sekretari Rutte dhe presidentja Osmani do të mbajnë edhe konfrencë për media para gazetarëve.

Rutte ka ardhur në Prishtinë pas një vizite që ka realizuar fillimisht në Bosnje e Hercegovinë, ku ka takuar liderët politikë të Bosnjës në një kohë kur stabiliteti i këtij shteti po cënohet nga Millorad Dodik.

(Kosova Sot Online)