Kremlini pret që SHBA ta informojë atë për bisedimet në Ukrainë

  • A.P /
  • 12 March 2025 - 12:11
Kremlini pret që SHBA ta informojë atë për bisedimet në Ukrainë

Kremlini tha se po pret që SHBA ta informojë atë mbi propozimet e diskutuara me Ukrainën të martën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ne supozojmë se sekretari i shtetit [Marco] Rubio dhe këshilltari [i sigurisë kombëtare] [Michael] Ëaltz përmes kanaleve të ndryshme në ditët në vijim do të na informojnë mbi negociatat që u zhvilluan dhe mirëkuptimet e arritura”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke shtuar se Moska nuk përjashtoi një telefonatë “të nivelit të lartë” me SHBA-në.

Ai tha gjithashtu se ushtria ruse po bënte përparim në përpjekjen e saj për të dëbuar trupat ukrainase nga rajoni kufitar Kursk, raportoi Reuters.

“Informacioni i dhënë nga ushtria jonë tregon se trupat tona po përparojnë me sukses në rajonin e Kurskut, duke çliruar zonat që ishin nën kontrollin e militantëve. Dinamika është e mirë,” u tha Peskov gazetarëve.


(Kosova Sot Online)