
Maqedonci flet për fabrikën e municionit se ku mund të ndërtohet

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një konferencë për media, ka thënë se opsioni më i mundshëm është që fabrika e municionit të ndërtohet në pjesën perëndimore të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Për fabrikën e municionit ne po vazhdojmë që të vlerësojmë pozicionimin e kësaj fabrike. Normalisht që për ne është e rëndësishme që të ndërtohet në një vend të sigurt, jashtë rrezes së veprimit të rrezikut që mund të vijë për këtë fabrikë dhe më e mundshmja është që do të ndërtohet në pjesën perëndimore të vendit tonë”, tha Maqedonci.
(Kosova Sot Online)