Një tërmet godet Italinë

  • A.P /
  • 13 March 2025 - 12:03
Një tërmet godet Italinë

Një tërmet i fortë ka goditur zonën e Napolit në Itali, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tërmeti kishte magnitudën 4.4 ballë të shkallës Rihter, i cili është regjistruar në orën 01:25 të natës, në një thellësi prej tre kilometrash.

Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në zonën e Pozzuoli dhe është ndjerë në tërë qyteti.

Shumë banorë kanë dalë të frikësuar nga shtëpitë e tyre ndërsa nga pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shihen dëmet e shumta materiale të shkaktuara.

Copat e shkëputura nga ndërtesat kanë dëmtuar makinat e parkuara, me ç’rast edhe nga brenda shumë banesa janë shkatërruar.

Qytetarët u deklaruan të tmerruar, pasi që nuk do të kalonin natën në shtëpi.

(Kosova Sot Online)