
Kështu do të jetë moti sot në Kosovë

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ngrohtë, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Rrallë në disa zona mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh shiu kryesisht në perëndim dhe veriperëndim të vendit.
Temperaturat maksimale parashihet të arrijnë deri në 22 apo 23 gradë Celsius.
(Kosova Sot Online)